Në një postim në facebook, mbi kërkesat e studentëve për të cilat kryeministri thotë se janë plotësuar me VKM, deputeti i PD, Bardh Spahia thotë se kreu i qeverisë po gënjen studentët me letër.

“O njeri që shpërfytyrohesh ngaqë nuk je më i besueshëm për askënd: Ke nxjerrë disa VKM vërtetë për studentët, por asnjë prej vendimeve në interes të tyre nuk ka një  faturë  financiare, as në  Fletoret e fundit të  dt 4 dhe 7 Janar. E sidomos VKM që u përgjysmon tarifat e ka të theksuar se vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. Pra, o njeri, mjaft i gënjeve studentët me premtime në letër! Ti nuk ke një faturë financiare për ta, se për të kompensuar, së pari përgjysmimin e tarifës, diku duhen gjetur fondet, tejet e vështirë pa një rishikim të buxhetit sic ta kërkoi opozita e sic ta dha mundësinë presidenti me kthimin e buxhetit, por që ti nuk ua vure veshin!”- shkruan Spahia.

Statusi i plotë:

Ethet e studentëve po i nxjerrin atë pak bojë që i ka mbetur…nëpër duar nga zhgarravinat! U përbetohet se ua ka ulur me 50% tarifat me VKM në 26 Dhjetor, e akuzon “disa fundërrina“ (hall të madh ke, e prandaj nuk e mat gojën, se sheh armiq ngado), se po dezinformojnë studentët me kërkesën që tarifat të paguhen deri më 31 Dhjetor!

O njeri që shpërfytyrohesh ngaqë nuk je më i besueshëm për askënd: Ke nxjerrë disa VKM vërtetë për studentët, por asnjë prej vendimeve në interes të tyre nuk ka një  faturë  financiare, as në  Fletoret e fundit të  dt 4 dhe 7 Janar. E sidomos VKM që u përgjysmon tarifat e ka të theksuar se vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. Pra, o njeri, mjaft i gënjeve studentët me premtime në letër! Ti nuk ke një faturë financiare për ta, se për të kompensuar, së pari përgjysmimin e tarifës, diku duhen gjetur fondet, tejet e vështirë pa një rishikim të buxhetit sic ta kërkoi opozita e sic ta dha mundësinë presidenti me kthimin e buxhetit, por që ti nuk ua vure veshin! Premtimet në letër janë thjesht mashtrime o njeri që revoltohesh pse nuk të beson më kush, as studentët! #RrugaEMashtrimit

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb