QSUT ka reaguar, pasi mjekët specializantë thanë se do të bojkotojnë punën, në rast se nuk plotësohen kushtet e tyre.

Në reagimin e QSUT, thuhet ndër të tjera se pas një takimi të zhvilluar me mjekë specializantë u arrit mirëkuptimi për disa pika të rëndësishme dhe se puna do të vazhdojë normalisht.

Njoftimi i QSUT:

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron lidhur me lajmin e shpërndarë në media “mjekët specializantë në QSUT do të bojkotojnë shërbimin e rojeve” se ditën e sotme datë 27.06.2019 një grup specializantësh të shërbimit të Kirurgjisë zhvilluan një takim me drejtuesit e QSUT ku u bisedua lidhur me disa kërkesa të tyre për mbarëvajtjen e punës në shërbimin e tyre.

Gjatë takimit u sqaruan disa pika nga kërkesat e grupit të specializantëve si dhe u ra dakord që në ditët në vijim të bisedohet për zgjidhjen e pikave të tjera.

Ky komunikim mes drejtuesve të QSUT dhe një grupi mjekësh specializantë të shërbimit të Kirurgjisë nuk ndikon aspak procesin e punës në këtë shërbim si dhe nuk cënon shërbimin ndaj pacientëve që është në fokusin e punës tonë të përditshme.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb