Rreth 50% e adoleshentëve në Serbi vuajnë nga ankthi, depresioni dhe probleme familjare si dhe probleme të vetëvlerësimit, sipas raportit të një kërkimi shkencor, publikuar nga trasmetuesi rajonal ballkanik N1.

Në gjashtë muajt e fundit një ekip specialistësh i përbëre nga psikologë, psikoterapeutë dhe pedagogë kanë asistuar falas rreth 900 të rinj të grup moshave 14 dhe 19 vjeç.

Marijana Raduloviç, një nga psikoterapeutet e angazhuara në këtë studim, thotë se ka gjetur një nivel të lartë për ndihmë psikologjike nga qindra të rinj, ndërkohë që shumë të tjerë kërkonin të përfshiheshin në këto iniciativa, shkruan atsh.

“Në shumicën e rasteve mbizotëron një ndjenjë pakënaqësie. Kanë vështirësi të ëndërrojnë dhe mendojnë vetëm atë që duan”, tha psikologia Raduloviç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb