Policia malazeze arrestoi një shtetas shqiptar, të identifikuar si R. S, 27 vjeç, i cili kërkohet nga Interpol Athina.
Kapja e tij u krye në pikën kufitare Sukobin (Muriqan), thuhet në njoftimin e administratës policore.
Ndaj shtetasit shqiptar, ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykatës e Apelit në Athinë për dyshimin e kryerjes së veprës penale të mbajtjes pa leje të mjeteve shpërthyese, e cila dënohet me burgim deri në 20 vjet.
“Në komunikim ndërmjet oficerëve të Interpol Podgorica dhe Interpol Athina, u konfirmua identiteti i personit R. S dhe dokumentacioni i nevojshëm iu dorëzua gjyqtarit hetues të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, i cili pas seancës urdhëroi ekstradimin e tij”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi.