Policia malazeze arrestoi një shtetas shqiptar, të identifikuar si R. S, 27 vjec, i cili kërkohet nga Interpol Athina. Kapja e tij u krye në pikën kufitare Sukobin (Muriqan), thuhet në njoftimin e administratës policore.

Ndaj shtetasit shqiptar, ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykatës e Apelit në Athinë për dyshimin e kryerjes së veprës penale të mbajtjes pa leje të mjeteve shpërthyese, e cila dënohet me burgim deri në 20 vjet.

“Në komunikim ndërmjet oficerëve të  Interpol Podgorica dhe Interpol Athina, u konfirmua identiteti i personit R. S dhe dokumentacioni i nevojshëm iu dorëzua gjyqtarit hetues të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, i cili pas seancës urdhëroi ekstradimin e tij”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: