Policia kufitare malazeze arrestoi në vendkalimin e Bozhajt (Hani Hotit) shtetasin shqiptar A. K kur po hynte në Mal të Zi.

“Zyrtarët e Sektorit të Policisë Kufitare në pikën kufitare Bozhaj, me të hyrë në Mal të Zi, kanë kontrolluar dhe ndaluar shtetasin e Republikës së Shqipërisë A. K, i cili kërkohet nga NCB Interpol Romë për vuajtje të dënimit me burgim 6 vjet për veprën penale të trafikimit të drogës, për të cilën është dënuar nga Gjykata e Lartë e Barit”, njoftoi Administrata e Policisë malazeze.

Siç shtuan ata, A. K do të sillet para gjyqtarit hetues të Gjykatës së Lartë në Podgoricë për juridiksion të mëtejshëm.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: