Vetëdorëzohen në Policinë e Durrësit vëllezërit Kreshnik dhe Erneo Farruku. Lajmi kofirmohet për BalkanWeb nga burime pranë bluve. Kreshnik Farruku Budlla kërkohet nga shteti italian me qëllime ekstradimi, si kreu i një grupi kriminal.
Mësohet se Kreshnik Farruku u vetëdorëzua mbrëmë rreth orës 22:00 në Policinë e Durrësit, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës.
Ai kërkohet nga shteti italian për qëllime ekstradimi. Aktiviteti kriminal i Farrukut mësohet se rezulton i shtrirë edhe në Spanjë.
Pas tij, është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit edhe Erneo Farruku, 37 vjeç.
Njoftimi i Policisë
Durrës
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit për shtetasit K. B. alias K. F.(K.), 51 vjeç dhe E. F., 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në Durrës, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Këta 2 shtetas janë vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e tyre, në Itali.
(BalkanWeb)