Angazhim më i madh dhe konstruktivitet u kërkua nga Kosova dhe Serbia për normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të dialogut të Brukselit.

Në tryezën e organizuar të mërkurën nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) për të ardhmen e dialogut, u tha mes tjerash se Prishtina dhe Beogradi aktualisht nuk kanë gatishmëri për arritjen e një marrëveshje finale dhe zbatimin e ujdive aktuale.

Profesori në universitetin “Johns Hopkins” në ShBA, Daniel Server tha se dialogu teknik ishte shumë më produktiv sesa dialogu i tanishëm politik.

Ai theksoi se njohja reciproke duhet të jetë qëllim final i dialogut, mirëpo shtoi se aktualisht nuk po e sheh se mund të ndodh në këto rrethana.

“Dialogu teknik ishte shumë më produktiv sesa dialogu aktual politik.

Pyetja është pse ndodh kështu?

Duket se nuk ka një  gatishmëri për normalizim politik nga Beogradi. Presidenti Vuciq shprehu interesim për ndryshime politike, ku qeveria e re serbe është në mbështetje të atyre për invazionin rus në Ukrainë.

Po ashtu edhe eufemizmi për botën serbe ku përfshihet edhe Kosova…

Qëllimi kryesor duhet të jetë njohja reciproke e ndërsjellë, mirëpo këtë nuk po e shoh se po ndodh njëherë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: