Askush nuk e imagjinonte që brenda një harku kohorë kaq të shkurtër, për më tepër pasi u rikthyen tek titulli kampion pas 26 vitesh, Partizani të humbas menjëherë atë shkëlqim që kishte fituar me Gegën në stol. Në shtëpinë e kuqe atmosfera nuk është aspak pozitive, grupi është dukshëm i përçarë, ndërsa për rezultate pozitive as që bëhet fjalë. Me Franko Lerdën në stol, në tre takimet që ka zhvilluar Partizani deri më tani, mes Champions dhe Europa League, nuk ka shënuar asnjë gol, pavarësisht se zhvilluan një fushatë transferimesh të bujshme.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ekipi i kuq ka mbyllur përgatitjet për sfidën e kthimit kundër Sherif Tiraspol dhe ka udhëtuar drejtë Moldavisë me shpresën për të përmbysur humbjen minimale të pësuar në “Selman Stërmasi”. Mundësia e vetme që Partizani të justifikojë shpenzimet është të kalojë të paktën këtë pengesë, ndërsa për vetë teknikun italian aventure e tij në Shqipëri mund të ndërlikohet me shpejt se sa parashikohet në rast eliminimi Drejtuesit e ekipit kryeqytetas nuk kanë reaguar mbi situatën absurde që po ndodh në ditët e fundit, me shpresën se gjërat mund të ndryshojnë në rast kualifikimi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Franko Ledra me sa duket pritet të ndryshojë qasje në këtë transfertë kundër Sherif Tiraspol teksa pritet të rikthej në formacion nga minuta e parë disa titullarë të lënë në harresë si Trashi dhe Jaser Asani, dy nga lojtarët më të mirë në sezonin e fundit. Në këtë sfidë tekniku italian pritet të rreshtoj një formacion sulmues, fundja kjo është një sfidë ku luhet gjithçka për gjithçka.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb