Policia e Kosovës e ka shoqëruar për në stacionin policor kryetarin e organizatës “Demokracia studentore”, Mexhid Ramusa. Shkak është bërë një aksion simbolik i kësaj organizate e cila ka protestuar para Rektoratit të UP-së, duke kërkuar dorëheqjen e rektorit Marjan Dema dhe menaxhmentit të UP-së.

Organizatorët ia kanë mbyllur sytë shtatores së Hasan Prishtinës, shtatorja e të cilit është në oborrin e rektoratit dhe kjo sipas tyre në shenjë simbolike që mos ta shikojë turpin që po ndodh në Rektorat.
Ramusa gjatë këtij aksioni simbolik tha se do të ngritin padi për të gjithë shkelësit që janë në kundërshtim me ligjin. Ai tha se kanë dëshmi për të gjithë ata që sot po kërkojnë të largohen nga pozitat që kanë brenda UP-së, raporton KP.

Ramusa ka dashur të shënojë disa parulla në muret e rektoratit, por nuk është lejuar nga sigurimi i këtij institucioni, ku edhe ndodhi një përleshje mes tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: