Seanca gjyqësore për Ruben Saraivën, shtetasin portugez të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në restorantin “Koral” në Shëngjin, ka zgjatur rreth një orë.
Ngjarja dyshohet të jetë një vrasje me porosi, motivuar nga gjakmarrja midis dy fiseve në Lezhë.
Prokurori i çështjes kërkoi që masa e arrestit të mbetej në fuqi, duke theksuar se nuk kishte ndryshime në elementët penalë dhe juridikë të akuzës, ndërkohë që avokati mbrojtës kërkoi lirimin e tij për shkak të mungesës së provave.
Në përfundim, Gjykata vendosi të lërë në fuqi masën e “arrestit me burg” për të pandehurin.