Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit rrëzoi gjatë seancës penale të zhvilluar këtë të Premte kërkesën e shtetasit rus Mikhail Zorin për ndryshimin e masës së sigurisë pas 9 muajve në paraburgim .

Nga ana e saj mbrojtja e shtetasit rus që u arrestua në Çekin të Gramshit vitin e kaluar konstatoi se nga ana e organit të akuzës kishin përfunduar të gjitha aktet e ekspertimit, hetimet, si dhe ishin marrë provat.

Sipas palës mbrojtëse në këto kushte nga ana e tyre duhet bërë revokim i masës së sigurisë ose zëvendësimi i saj.

Kjo kërkesë u rrëzua nga trupi gjykues i kryesuar nga Matilda Fetahu që vendosi të lërë në burg Mikhail Zorin duke pranuar kështu kërkesën e prokurorit Kreshnik Ajazi.

“Ne konstatuam që në lidhje me Mihkail Zorin të gjithë veprimet hetimore kishin përfunduar. Pra të gjitha provat ishin marrë. Për pasojë ne e pamë të arsyeshme ose revokimin ose ndryshimin e masës së sigurisë. Ne gjykojmë që po mbahet në burg pa të drejtë”, deklaroi avokat Isuf Shehu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb