Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën e ish-Kryeministrit Sali Berisha lidhur me përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari nga trupa gjykuese që do të shqyrtojë kërkesat e tij lidhur me shpalljen anti-Kushtetuese të masave të sigurisë, raporton gazetarja e News24, Klodiana Lala.

Më 19 nëntor, Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë ankimin e Berishës kundër masës së detyrimit për paraqitje të vendosur ndaj tij nga SPAK, para se të kërkohej “arresti shtëpiak”.

Avokatët e Berishës pretendojnë se masa e vendosur nga SPAK duke shmangur një autorizim nga Kuvendi ishte antikushtetuese.

Rreth 1 muaj më parë Berisha kishte kërkuar që Xhaferllari të mos ishte pjesë e trupës me argumentin se anëtarja e Gjykatës Kushtetuese ishte në konflikt interesi, pasi gjyqtarja është bashkëshortja e Enkelejd Alibeajt, me të cilin Berisha ka pasur përplasje politike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb