TIRANE

Pas skandalit të publikuar në emisionin “STOP” , në të cilin gjyqtari i Fierit, Roland Hysi shfaqej teksa i kërkonte një nëne të divorucar rryshfet e marrëdhënie seksuale në këmbim të dhënies së kujdestarisë së fëmijës, policia ka vënë në pranga 50 vjeçarin dhe psikologen, e cila luante rolin e sekseres.

Ndaj dy të arrestuarve rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve  prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtesisë” dhe “Ushtrimit të ndikimit të paligjishëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në videopërgjim, gruaja, denoncuese tregon gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj.

Gjyqtari 1 933x445
Gjyqtari 1 933×445

Gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkon seks për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes 500 euro për Hysin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera në mbyllje të gjyqit.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Tiranë kryen ekzekutimet  e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë Nr.5, datë 09.01.2019 e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit:

 

– R.H., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier;

 

– E.M., 28 vjeçe, banuese në Fier, me detyrë psikologe, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

 

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”  për veprat penale  “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve  prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtesisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjishëm të personave që ushtrojnë funksione publike”. Ata ndodhen të ndaluar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: