Ndonëse sot ishte parashikuar që të zhvillohej seanca për Fredi Belerin në gjykatën e Fierit, ku do të shqyrtohej kërkesa e tij për masën e sigurisë, gjyqi është shtyrë. Beleri kërkonte lirimin me kusht.

Siç shihet nga pamjet, Beleri ka dalë nga furgoni i policisë me pranga në duar, ndërsa policët e shoqërojnë në gjykatë.

Drejtoria e Burgjeve ka dorëzuar më në fund raportin për Belerin, gjë që u konfirmua dhe nga avokati Geni Gjyzari. Avokati ka deklaruar se burgjet janë në varësi të kryeministrit, i cili, për shkak të frikës nga zgjedhjet që do të mbahen së shpejti në Himarë, ka urdhëruar që Beleri të mos lirohet. Seanca është shtyrë gjithashtu për shkak të lejes së zakonshme të gjyqtarit. Beleri do të vazhdojë të vuajë dënimin deri në kthimin e gjyqtarit, shprehet Avokati Geni Gjyzari.

Mësohet se seanca e radhës do të jetë më 2 shtator.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: