Sot, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, është paraqitur sërish eurodeputeti Fredi Beleri për të kërkuar lirimin me kusht.

Tre seancat e mëparshme kane dështuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm.

Beleri përfaqësohet nga avokati Geni Gjyzari, Gjyqtari i çështjes është Alfred Konomi, i cili do të shqyrtojë provat dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët.

Prokurori i çështjes është Oljana Gjergjefi, e cila do të përfaqësojë akuzën. Kjo seancë pritet të jetë vendimtare për fatin e Belerit,

Ndryshe nga herët e tjera sot ka një interes me te madh nga mediat Greke. Jane disa prej tyre qe presin para gjykatës mbërritjen e Belerit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb