TIRANE– Gjyqtari Shkëlqim Miri i akuzuar për korrupsion ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelin, por kërkesa e tij u refuzua. Miri ankimoi vendimin e mëparshëm në Apel, duke kërkuar lirin për arsye shëndetësore.

Gjyqtari i Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri, u arrestua më 10 nëntor nën akuzat për korrupsion, por ai i mohon akuzat e Prokurorisë. Ndaj tij rëndon akuza se ka marrë ryshfet 30 mijë euro në këmbim të një vendimi më të favorshëm ndaj Gentian Dodës i akuzuar për vrasje në vitin 1997.

Kujtojmë se nga kontrolli në banesë, policia gjeti rreth 300 milionë lekë të vjetra. Për këtë shumë gjyqtari Miri ishte shprehur se ishin para të një mikut të tij që do të blinte një pronë në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër qenë kursime nga paga.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: