Ukraina paralajmëron se Rusia po planifikon një incident të rremë bërthamor në Zaporizhzhia “brenda disa orësh”

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka deklaruar se Moska po planifikon që të krijojë një incident bërthamor fals në Zaporishtia, brenda disa orësh.

Kjo ministri thotë se të dhëna nga shërbimet e inteligjencës, bëjnë me dije se Rusia dëshiron të detyrojë një armëpushim në rajon dhe po planifikon që ta lidhë incidentin me Ukrainën.

“Ata synojnë të provokojnë komunitetin ndërkombëtar dhe të kryejnë një hetim të detajuar që kërkon një armëpushim. Rusët do ta përdorin këtë pauzë kaq të dëshirueshme për rigrupimin e personelit dhe për të ndaluar kundërofensivën e Ukrainës”, thotë ministria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb