Nis sot procesi për kryebashkiakun Fredi Beleri. Procesi gjyqësor do të drejtohet nga treshja gjykuese e përberë nga Daniela Shirka, Ilirjana Olldashi dhe Dhimiter Lara.

Beleri u dënua me 2 vite e 6 muaj burg, për akuzën e blerjes së votave.

Në seancë ndodhet edhe ambasadorja greke në Tiranë dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule. Po ashtu të pranishëm në sallë janë edhe Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi.

Avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari theksoi se trupa gjykuese nuk ishte caktuar me short. Ju nuk jeni caktuar me short, por jua kanë caktuar këtë çështje. Nga të dhënat e sistemit iu është caktuar manualisht. Ju si relatore keni shqyrtuar edhe dy çështje të tjera për Belerin dhe në të dyja rastet ju është caktuar manualisht.”, tha avokatja. Sakaq, Relatorja Shirka sqaroi se: “Caktimi i trupës gjykuese bëhet me short elektronik”. Ndërkohë, avokatja kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, konkretisht të Daniela Shirkës, me pretendimin se janë të njëanshëm.

“Kërkojmë përjashtimin tuaj, jeni e njëanshme (për relatoren Daniela Shirka)”, tha ajo. Sakaq, avokati i Pandeli Kokaveshit kërkoi papërdorshmëri të të gjitha provave. “Provat në disa raste janë të falsifikuar dhe në disa raste janë marrë në kundërshtim me ligjin. Në përfundim ne kërkojmë prishjen e vendimit të shkallës së parë për Pandeli Kokaveshin dhe shpalljen e pafajshëm të tij.”, tha avokati, ndërkohë Pandeli Kokaveshi shprehu dakordësi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb