Historia e pabesueshme ka të bëjë me një tifoz të zjarrtë të Realit të Madridit, që donte të përjetësonte klubin e zemrë dhe një nga heronjtë e tij me një tatuazh, që do të kujtonte njëkohësisht dhe finalen e madhe të fituar ndaj Atletikos së Madridit.

Tifozi i Realit i kushtoi fitores së madhe së Ligës së Kampioneve ndaj rivalëve të Atletikos, tatuazhin e Sergio Ramosit dhe golit të tij të minutës 92:48, që i hapi rrugë dhe përmbysjes së madhe dhe më pas fitores në kohën shtesë.

Ramos Tatoo (2)
Ramos Tatoo (2)

Por, ka diçka që nuk shkon në tatuazhin e këtij tifozi. Ai ka kërkuar portretin e Ramosit, por rezultati ngjan më shumë me “armikun” më të madh të “los blancos”-ave, jashtëtokësorin e Barcelonës, Lionel Mesin!

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: