Lajmi i publikuar nga mediat italiane se dyshja e Partizanit, Demi-Rama, kërkojnë të blejnë aksionet e ekipit të Salernitanës bëri jo pak “zhurmë”. Sipas “Salernogranta.it”: “Olsi Rama, vëllai i kryeministrit shqiptar dhe aktualisht drejtor i përgjithshëm i Partizanit, sëbashku me presidentin Demi, janë një nga dy grupet që kërkojnë të blej aksionet e klubit që është në pronësi të Claudio Lotitos.

Salernitana Rama
Salernitana Rama

I kontaktuar nga BalkanWeb, drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama e ka mohuar një lajm të tillë:

Rama
Rama

“E vërtete aty është vetëm që jam drejtor i Partizanit dhe vëllai i kryeministrit, se dhe titullin na e kanë vënë sikur e kemi marrë pas 20 vitesh jo 26 siç është e vërteta. Asgjë tjetër nuk ekziston në realitet, madje as në fantazinë time dhe të presidentit Demi”, u shpreh Olsi Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb