TIRANE

I konsideruar si një ndër institucionet kyçe të reformës në drejtësi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, nuk ka ende një shtëpi të re, ku të ushtrojë funksionet. Edhe pse për konstituimin e Këshillit, u nevojitën më shumë se dy vite e gjysmë, kjo kohë nuk i mjaftoi qeverisë shqiptare t’i siguronte këtij institucioni kushtet minimale të punës. Fillimisht u vendos që “qeveria” e prokurorëve ta ushtronte veprimtarinë, në godinën e ish-shkollës së Bashkuar.

Ishin vetë anëtarët e institucionit, që refuzuan të vendoseshin atje, për shkak të kushteve të mjerueshme të godinës. Në këto kushte qeveria vendosi t’iu japë ndërtesën ku dikur ushtronte veprimtarinë Autoriteti Rrugor Shqiptar, e cila ende nuk është gati, pasi po arredohet. Ndaj, momentalisht, anëtarët e Këshillit janë akomoduar në zyra të përbashkëta në ambjentet e Ministrisë së Drejtësisë. Duke i konsideruar kushtet të përparshtatshme, KLP ka vendosur të kërkojë zyra hua tek Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme. “BalkanWeb” ka siguruar shkresën që kreu i KLP-së Gent Ibrahimi i ka drejtuar Arta Markut.


Whatsapp Image 2019 01 14 At 13.21.31


“Meqënëse ambjentet e përkohshme në Ministrinë e Drejtësisë janë të pamjaftueshme dhe të papërshtatshme, për funksionimin normal të Këshillit tyë Lartë të Prokurorisë, lutemi na krijimi mundësinë për të shfrytëzuar disa ambjente në prokurorinë e përgjithshme, si salla e mbledhjes dhe disa zyra në katin e tretë, për një periudhë kohor deri në akomodimin përfundimtar në ndërtesën që na është vënë në dispozicion nga Këshilli i Ministrave”.


Ende nuk është e qartë nëse Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, do të lirojë disa nga ambjentet e institucionit që drejton, për t’ia vënë në dispozicion Këshillit, me të cilin është në konflikt të hapur interesi. Sepse një nga detyrat me të cilat ligji e ngarkon këtë institucion, është hapja e garës për Prokuror të Përgjithshëm me mandat kushtetues. Një nga kandidatet për këtë post, do të jetë edhe Arta Marku, që shihet edhe si favorite. C’ka do të thotë kandidatja dhe anëtarët e institucionit që përcaktojnë rregullat për Prokurorin e ri, do të ushtrojnë detyrën në të njëjtat ambjente, ku nuk përjashtohen kontaktet mes tyre dhe influencat për postin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: