Republika e Kinës në bashkëpunim me UNESCO-n kanë njoftuar hapjen e programit të bursave për studime universitare dhe pasuniversitare në Kinë për vitin akademik 2018 -2019.

Sipas njoftimit të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashmte, në dispozicion janë dy bursa për studime në kuadër të promovimit të shkëmbimeve ndërkombëtare në fushën e edukimit, shkencës dhe teknologjisë.

Programi do të zhvillohet në disa universitete të Kinës për një periudhë kohore prej një viti. Aplikantët duhet të plotësojnë disa kritere të cilat përfshijnë moshën, studimet dhe njohjen e gjuhës angleze:

“Aplikanti që do të aplikojë për programet e përgjithshme duhet të jetë nën moshën 45 vjeç dhe të ketë kryer të paktën 2 vjet studimet universitare;

Aplikanti që do të aplikojë për programet e larta studimore duhet të ketë mbaruar studimet Master ose të jetë Profesor i Asociuar, nën moshën 50 vjeç;

Të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze;

Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore, mendore dhe fizike;”

Përzgjedhja e fituesve do të bëhet nga UNESCO dhe nga autoritetet kineze. Lidhur me afatin e fundit të dorëzimit të aplikimit është përcaktuar data 25 mars 2018./Scan

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: