SHKODER- Greva e urisë e nisur ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës nga disa banorë që kërkonin dëmshpërblime për shkak të përmbytjeve në vitet 2010-2011 është ndërprerë pas ndërhyrjes së kreut të bashkimit të pavarur  të sindikatave Albert Tukaj. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se greva e urisë u ndërpre rreth orës 3:20 të mëngjesit të sotëm.

Tetë banorë të zonave të përmbytura në vitet 2010-2011 në Shkodër nisën grevën e urisë, duke kërkuar dëmshpërblimet. Ata qëndruan për disa orë duke negociuar me policinë për të ngritur një çadër për zhvillimin e grevës së urisë, por nuk u lejuan.

Rreth orës 12 të mesditës së ditës së djeshme ata vendosën që grevën e urisë ta nisin në stolat pranë institucionit të prefektit, duke deklaruar se nuk do të largohen që andej pa iu plotësuar kërkesa.

Banorët që  hynë në grevë urie ishin: Gjon Lasku, Pal Marku, Frrok Kola, Lush Ndoci, Arben Kola, Mhill Guri, Skënder Mhilli dhe Dritan Ndreu.

Ata kishin dorëzuar më herët në polici kërkesën për lejen për zhvillimin e grevës së urisë, çka iu refuzua.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb