Ai kishte planifikuar një krim të tmerrshëm: përdhunimin dhe vrasjen e yllit dhe prezantueses britanike Holly Willoughby. Për këtë arsye një burrë 37-vjeçar, Gavin Plumb, me origjinë nga Essex, u dënua me burgim të përjetshëm, por me perspektivë për t’u liruar, pas 15 vitesh e 85 ditësh burg, në kushte të caktuara dhe nën vëzhgim “të përhershëm”.
37-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar me akuzën e planifikimit të përpiktë të rrëmbimit, sulmit seksual dhe vrasjes së egër. 4 korrikun e kaluar ai u shpall fajtor dhe sot, e premte 12 korrik, gjykatësi Edward Murray i shpalli dënimin e tij në gjykatë, duke nxjerrë në pah provat mbi planin, detajet e të cilit ai i përcaktoi si “të tmerrshme, tronditëse dhe eksplicite”, duke shpjeguar se ai mund t’i deklaronte vetëm pjesërisht publikisht duke pasur parasysh brutalitetin e tepruar.
Para se të ndalohej nga policia, Plumb kishte bërë video të dhunshme pornografike “të rreme” me imazhe të fytyrës së Willoughby, të gjetura nga hetuesit te kompjuteri i tij. Ai u akuzua se kishte planifikuar rrëmbimin e viktimës “VIP” midis viteve 2021 dhe 2023, duke arritur deri aty sa të krijonte një pajisje torture të bërë vetë me idenë për t’i dhënë mundësi dhunës mizore përdhunues-vrasës. Plumb kishte pranuar perversitetet e tij, duke i zbritur ato në nivelin e një “fantazie të sëmurë”. Gjithsesi, pistat dhe elementët e grumbulluar bënë që hetuesit dhe gjyqtari të anojnë drejt sugjerimit të një qëllimi konkret.
Rasti, i cili “shpërtheu” në tetor të vitit të kaluar, tronditi thellë opinionin publik anglez.
Holly Willoughby, një ish-modele e martuar 43-vjeçare dhe nënë e 3 fëmijëve, prezantuese prej vitesh e emisionit shumë të njohur të mëngjesit ITV ‘This Morning’, si dhe protagoniste e një sërë shfaqjesh të tjera të njohura, është zhdukur plotësisht nga skena.
Gruaja bëri të ditur se ndihej e lehtësuar pas dënimit, por jo pa pretenduar betejën për mbrojtje më të madhe të grave dhe personazheve publike kundër delireve të manjakëve të mundshëm.