TIRANË- Kërkuan dorëheqjen e Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, por me sa duket studentët e drejtësisë do të përballen me masa nga policia.
Mësohet se pas protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Drejtësisë, efektivët e komisariatit numër 3 në kryeqytet kanë shoqëruar 3 studentët që kërkuan dorëheqjen e Gjonajt.
Por pas këtij veprimi në Komisariat kanë mbërritur edhe deputetët e LSI-së Endrit Braimllari, Kejdi Mehmetaj dhe Floida kërpaçi. Nuk dihet nëse do të ketë procedim penal për studentët apo ndonjë masë më të lehtë.
(m.k/BalkanWeb)