Pas postimeve në Twitter të Presidentit të zgjedhur Donald Trump ku i bënte thirrje Izraelit të rezistonte dhe pak derisa ai të merrte pushtetin, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha se se e ardhmja për konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës është në rrezik si zgjidhje midis dy shteteve.

Kerry mbrojti vendimin e SHBA-ve për të lejuar kalimin e një rezolute të OKB-së javën e shkuar që i kërkon Izraelit t’i japë fund vendbanimeve të reja në tokën palestineze, duke nënvizuar se ky vendim ishte marrë për t’i dhënë mundësi dy vendeve që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët.

“Zgjidhja e dy shteteve është e vetmja mënyrë për të arritur një proces të rregullt dhe të qëndrueshëm paqeje mes izraelitëve dhe palestinezëve. Me rrugën e njështetësisë, Izraeli mund të jetë hebraik ose demokratik, por jo të dyja bashkë” tha Kerry.

Sekretari amerikan gjithashtu hodhi poshtë në një farë mënyre fjalët e Trump se ndaj Izraelit po tregohej mungesë respekti duke thënë se “asnjë administratë amerikane nuk ka bërë më shumë për sigurinë e Izraelit sesa ajo e Barack Obamës. Vetë kryeministri izraelit ka vënë re një bashkëpunim të paprecedent ushtarak dhe të shërbimeve të inteligjencës”.
(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: