SHBA- Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry deklaroi se disa vende evropiane gjenden në “vijën e frontit në konfliktin ndërmjet Washingtonit e Moskës.
“Bëhet fjalë për Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe vendet tjera: Gjeorgjinë, Moldavinë, – ato janë në vijën e zjarrit”, ka deklaruar Kerry, kanë raportuar mediat ruse.

Më herët ato kishin shkruar për pjesëmarrjen e ish-luftëtarëve të UÇK-së në luftimet në Ukrainë e kundër separatistëve. Rusia kohët e fundit ka akuzuar Serbinë për shkak se qeveria e saj ka angazhuar kompaninë këshilluese të ish-kryeministrit britanik Tony Blair.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: