Nuk e dimë se cfarë kanë biseduar në këtë moment, por për kryeministrin Edi Rama, ky imazh ka qenë foto e ditës. ‘Photo of the day’, shqip, ‘foto e ditës’. Tani në këtë direktori të gjerë imazhesh që kryeministri shqiptar e ka shumë për zemër është shtuar dhe Sekretari i Shtetit Amerikan. Teksa ka përshëndetur shumë nga simpatizantët që kishin dalë në rrugë, Kerry ka rrëmbyer një fëmijë dhe e ka mbajtur në krahë. Ky ka qenë momenti kur Sekretari Amerikan diçka i ka thënë Edi Ramës.

Në konferencën e sotme për shtyp me kryeministrin, Kerry i mëshoi shprehjes, “populli i këtij vendi e di shumë mirë dhe do që të jetojë në një vend ku është sundimi i ligjeve, gjyqtarë e prokurorë që i përmbahen rregullave, dhe të gjithë të trajtohen me drejtësi pavarësisht se cila parti është në qeveri”.

Ndoshta ky mesazh i është ripërcjellë dhe njëherë mes turmës, por këtë pritet t’a zbardhë vetë kryeministri, i cili për momentin na ka sjellë vetëm foton.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: