FOTO DHE VIDEO
*Kerry: Reforma në Drejtësi, jetike. Shqiptarët duan gjyqtarë e prokurorë që i përmbahen ligjit e jo partisë në pushtet
*Sekretari John Kerry, bisedë me presidentin Nishani, 4 minuta në shkallët e avionit
*Rama: Mirënjohje SHBA-ve edhe për reformat e dy viteve të fundit, brenda marsit votojmë ndryshimet kushtetuese
*Takime me opoziten dhe shoqerine civile


TIRANE – Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry në vizitën e tij të parë në Shqipëri inkurajoi klasën politike shqiptare të përmbyllë paketën me ligje mbi Reformën në Drejtësi, duke garantuar se në krah kanë vetë Presidentin e SHBA-ve, z Barack Obama. Por, Sekretari Amerikan u shpreh se i ka të qarta sfidat që paraqiten për të realizuar Reformën në Drejtësi. Duke treguar dhe shembull Masacuestin, Kerry theksoi ne nje konference direkt nga kryeministria shqiptare se: “E di që është e vështirë të kapësh ata që janë bërë të lumtur me procesin e shmangies së përgjegjësive që ndajnë me gjithë kombin e tyre, duke u përfshirë në një formë të aktivitetit korruptiv apo një formë tjetër”.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry zhvilloi sot në Tiranë, një vizitë e konsideruar mjaft e rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve. Avioni i sekretarit John Kerry ka mbërritur në Rinas rreth orës 09:45, 45 minuta me vonesë, ndërsa në aeroport u prit nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe ambasadori amerikan Donald Lu. Presidenti Nishani ishte i pari zyrtar shqiptar që takoi sekretarin John Kerry, një gjest i konsideruar i pazakontë nga pikëpamja protokollare. Biseda mes tyre u zhvillua në një ambient të pazakontë, në fund të shkallëve të avionit. Sipas zyrës së Kreut shqiptar të Shtetit, “presidenti Bujar Nishani i uroi mirëseardhjen në Shqipëri Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, për t’i shprehur mirënjohjen e thellë të shqiptarëve për të gjithë mbështetjen e pakursyer, veçanërisht për integrimin e vendit në strukturat Euroatlantike. Biseda me presidentin zgjati katër minuta dhe më pas sekretari Kerry mbërriti në Kryeministri, ku u prit nga shefi i qeverisë Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.
Në përfundim të takimit, kryeministri Rama dhe sekretari amerikan i shtetit dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp. Zoti Kerry takoi edhe me liderin e PD-së Lulzim Basha dhe më pas do ta mbylle vizitën me nje takim me te rinj të shoqërisë civile në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.


Kerry: Reforma në Drejtësi hap inkurajues, në emër të Obamës, keni mbështetjen e SHBA
Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry në vizitën e tij të parë në Shqipëri inkurajoi klasën politike shqiptare të përmbyllë paketën me ligje mbi Reformën në Drejtësi duke garantuar se në krah kanë vetë Presidentin e SHBA-ve, z Barack Obama. Por, sekretari Amerikan u shpreh se ka të qarta sfidat që paraqiten për të realizuar Reformën në Drejtësi. Duke treguar dhe shembull Masacuestin, Sekretari Amerikan i Shtetit tha se eshte e vështirë të kapësh ata që jetojnë të lumtur me mosndëshkimin. E megjithate, Kerry shprehu bindjen se udheheqja shqiptare do ia dale.


“Gjatë takimit të sotëm shqyrtuam përparimin që Shqipëria ka bërë, në mënyrë që të ndërmarrë gjithë përgjegjësitë për të bërë gjëra që ajo dëshiron të bëjë dhe ka rrugë për të bërë, në mënyrë që të integrohet në institucionet Atlantike. Prova është shumë e qartë se Shqipëria është duke lëvizur dhe ju jeni në rrugën e duhur, kam besimin mbi legjislacionin që ka në thelb luftën kundër korrupsionit, jam i impresionuar që reformat kanë marrë rrugë. Reforma e kriminelëve në sistemin politik, ky hap është domethënës dhe inkurajues, jam inkurajuar nga Paketa e Reformës në drejtësi dhe që ndihmon gjyqësorin dhe godet korrupsionin. Kjo është ajo që udhëheqja ka ndërmarrë, dhe po punojnë shumë dhe jam i bindur për këtë dhe kjo kërkon mbështetjen e cdo shqiptari. SHBA janë të gatshme dhe e konfirmoj këtë dhe ne emër të Obamës ne jemi këtu jam këtu ta konfirmoj këtë. Por vetëm në fund vetëm shqiptarët mund të votojnë ligjet, dhe këtë e kam ndarë me kryeministrin. I tregova shembullin Masachuestit. E di këtë nga përvoja vetjake. E di që është e vështirë të kapësh ata që janë bërë të lumtur me procesin e shmangies së përgjegjësive që ndajnë me gjithë kombin e tyre, duke u përfshirë në një formë të aktivitetit korruptiv apo një formë tjetër jam i bindur që kryeministri dhe qeveria është e angazhuar për një rrugë që do të garantojë që e ardhmja e Shqipërisë do e cojë drejt Europës dhe pjesën tjetër të botës”.

Kerry theksoi se e ka shumë të qartë sesa punë duhet që të ndërtosh demokracinë në një vend. Por, sic tha ai, më e rëndësishme është që cdo qeveri të trajtojë shqetësimet e popullit, dhe që të gjithë të trajtohen me drejtësi. Kerry apeloi që gjyqtarët e prokurorët duhet t’u përmbahen rregullave.
“Në këtë pikë, ai populli i këtij vendi e di shumë mirë dhe do që të jetojë në një vend ku është sundimi i ligjeve, gjyqtarë e prokurorë që i përmbahen rregullave, dhe të gjithë të trajtohen me drejtësi pavarësisht se cila parti është në qeveri.
Shqipëria ka bërë përparim, por është një punë e madhe, nuk është e lehtë të ndërtosh demokracinë. Është rrugë e gjatë e mundimshme. Dhe sinqerisht puna nuk mbyllet akoma. Dhe ne kemi setin tona të sfidave por gjëja më e rëndësishme është të flitet hapur.
Duhet të punosh në një mënyrë që të trajtohen shqetësimet e popullit. Ka bërë përparime Shqipëria për të arritur më shumë, mund të mbështetet tek SHBA”.

Kerry e mbylli fjalimin me një premtim për një vizitë tjetër të ardhshme në Shqipëri. E di sa shqiptarë më kanë thënë shko në Shqipëri vizitoje. E dini ju miq shqiptarë këtu sesa sa miq keni atje ju në SHBA? Por ju premtoj se do kthehem dhe ju falenderoj për mikpritjen e ngrohtë dhe dashamirëse”.
rama1
Ora 13:45 – Sekretari amerikan i shtetit ka përmbyllur takimet e tij në Tiranë, në një vizitë që zgjati 4 orë. Rreth orës 14:00, zoti Kerry ka mbërritur në aeroportin e Rinasit per te hipur ne avionin me te cilin do te dudhetoje drejt Uashingtonit.
KERRY IKEN

Ora 13:30 – Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka lënë mbresat e tij për këtë vizitë në librin e përshtypjeve që ndodhet në bibliotekën e kryeministrisë.  Sekretarit Kerry vlerëson pritjen që iu bë sot në Tiranë si dhe faktin që Shqipëria është një mike e shkëlqyer e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Faleminderit popullit shqiptar për pritjen jashtëzakonisht zemërgjerë në vendin tuaj të bukur. Shtetet e Bashkuara janë shumë krenare për miqësinë tonë. Shqipëria është një aleate e shkëlqyer e NATO-s. Një partner në luftën kundër ekstremizmit dhe një mike e shkëlqyer. Përshëndetjet më të përzemërta. John Kerry”- shkruan sekretari amerikan
Ora 13:00 – Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, ka takuar qytetarët që e prisnin në sheshin përpara Muzeut Historik Kombëtar, ku ai zhvilloi një takim me të rinj të shoqërisë civile.

Mes qytetarëve të shumtë, sekretari John Kerry ka përfituar nga takimi me një shtetas kosovar, të cilit i ka thënë një mesazh për popullin e Kosovës.

“Mesazhi im është, vazhdoni të ecni përpara.”- u shpreh kryediplomati amerikan.

Ora 12:07 -Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim në hotel “Rogner” me sekretarin amerikan të shtetit John Kerry. Detaje të bisedës me sekretarin Kerry i bëri publike vetë shefi i opozitës në një deklaratë për mediat.

Zoti Basha shprehu mirënjohje për vëmendjen që sekretari amerikan i kushtoi opozitës, duke e cilësuar si një shenjë besimi të madh tek Partia Demokratike. Basha tha se e siguroi John Kerry-n se opozita do të vijojë të jetë në krye të përpjekjeve për ruajtjen dhe konsolidimin e standardeve demokratike të shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut.

“Në këtë moment kyç për demokracinë shqiptare, falënderimet e mia më të përzemërta për sekretarin Kerry, SHBA, administaratën e presidentit Obama për mbështetjen e jashtëzakonshme që u ka dhënë dhe vazhdon tu japë shqiptarëve. PD do vazhdojë të jetë në krye të përpjekjeve për ruajtjen dhe konsolidimin e standardeve demokratike të shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut. Si në qeverisje dhe opozitë PD mbetet e përkushtuar ndaj këtyre vlerave, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra. Ecim përpara me reforma shumë të rëndësishme, siç është reforma në drejtësi, në përputhje me rekomandimet , standardet, normat e pranuara bashkërisht, siç janë ato të komisionit të Venecias, dhe çështja kyçe e demokracisë shqiptare, çështja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për të cilat opozita kërkon angazhimin a partnerëve tanë”- deklaroi Basha.

“Sigurisht pati dhe çështje të tjera, 25 vjetori i marrëdhënieve diplomatike dhe çështje të tjera të bashkëpunimit me SHBA. I jam mirënjohës sekretarit Kerry që ndau kohën për të bashkëbiseduar me opozitën, unë e konsideroj një shenjë besimi të madh tek PD. Unë e siguroj se do ti mbyllim çdo derë instalimit të oligarkisë dhe për t’i hapur rrugë një demokracie pjesëmarrëse. “- tha kreu i PD-së.
basha2

Ora 12:03 – Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, pas takimit me Ramën ka dalë në këmbë në bulevard dhe ka gjetur kohën që të takohet edhe me qytetarët në afërsi të Kryesisë së Kuvendit. Ai ka mbajtur në krahë një fëmijë për disa sekonda dhe më pas është drejtuar drejt hotel “Rogner”.

Ora 12:00 – Në përfundim të konferencës për shtyp, kryeministri Rama dhe disa ministra të qeverisë kanë shoqëruar në këmbë drejt hotel “Rogner” sekretarin amerikan të shtetit,  John Kerry, i cili do të zhvillojë një takim me liderin e opozitës Lulzim Basha.
edi rama konference me John Kerry
Ora 11:40 – Rama: Mirënjohje SHBA-ve edhe për reformat e dy viteve të fundit, brenda marsit votojmë ndryshimet kushtetuese

Pas takimit kokë më kokë në ambientet e Kryeministrisë, shefi i qeverisë Edi Rama dhe sekretari amerikan John Kerry dolën përpara mediave në një konferencë të përbashkët, ku u vendos theksi në atë që kryeministri e cilësoi si “lidhje speciale mes dy vendeve”. Kryeministri Rama theksoi se Shqipëria dhe shqiptarët i janë mirënjohës SHBA-ve që na kanë qëndruar në krah.

“Kjo vizitë e sekretarit John Kerry e nis më së miri celebrimin e 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë. Ky fakt e bën të dyfishtë kënaqësinë time për praninë e sekretarit mes nesh. Lidhja jonë speciale me SHBA na jep një besueshmëri dhe përgjegjshmëri të posaçme në promovimin  paqes, rritjen e sigurisë dhe forcimin  demokracisë në këtë cep të Europës. Shqiptarët i janë mirënjohës SHBA. Pa SHBA në krah, as Shqipëria dhe as shqiptarët në tërësi nuk do të ishin sot më të respektuar se kurrë më parë në historinë e tyre. Pa mbështetjen dhe këshillat e çmuara të SHBA, Shqipëria nuk do të kishte bërë as në dy vitet e fundit reforma. Ishte kënaqësi ta informoja nga afër sekretarin e shtetit për reformat. Diskutuam në veçanti për reformën në drejtësi. Një reformë kyçe për qëndrueshmërinë dhe rezultatet e çdo reforme tjetër në çdo fushë tjetër.”- deklaroi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh besimplotë se brenda marsit do të votohen ndryshimet kushtetuese, për të përmbyllur reformën në drejtësi.

“U jemi mirënjohës SHBA­ve për ndihmën e paçmuar që kanë dhënë për reformën në Drejtësi dhe punën e palodhur të ekspertëve amerikanë në këtë reformën. Jemi besimplotë se marsi të jetë muaji ku në Kuvend të votohen paketat e ndryshime kushtetuese. Si miq partnerë dhe aletë të ngushtë kemi punuar dhe do të punojmë në NATO dhe OKB dhe organizata të tjera.”, tha Rama.

FJALA E PLOTE E KRYEMINISTRIT RAMA
[embeddoc url=”http://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/02/Rama-fjalae-plote.docx” viewer=”microsoft”]

john kerry me ramen

Ora 11:14 – Në përfundim të takimit me kryediplomatin shqiptar Ditmir Bushati, sekretari amerikan John Kerry u takua me shefin e qeverisë Edi Rama, ndërsa u përshëndet me ministra të tjerë të qeverisë dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko.

Ora 10:55 – Presidenti Nishani i uroi mirëseardhjen në Shqipëri Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, duke shprehur mirënjohjen e thellë të shqiptarëve për të gjithë mbështetjen e pakursyer, veçanërisht për integrimin e vendit në strukturat Euroatlantike.

Zyra e shtypit e Presidencës bën të ditur se kreu i shtetit u shpreh se kjo vizitë është dëshmi e qartë dhe domethënëse se miqtë dhe partnerët tanë më të mirë janë pranë nesh në këto momente që rreziqet dhe kërcënimet janë afruar me Shqipërinë dhe rajonin.

Presidenti Nishani e siguroi Sekretarin Kerry për vendosmërinë e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Presidenti Nishani përcolli gjithashtu përshëndetje të ngrohta e të përzemërta për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Ora 10:18 – Sekretari amerikan i shtetit ka mbërritur në Kryeministri rreth orës 10:17, ku do të zhvillojë takime me kryeministrin Rama dhe kryediplomatin Ditmir Bushati. Në përfundim të takimeve në kryeministri, Kerry do të shkojë në hotel “Rogner” për të takuar, kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

qytetaret presin kerryn

 

Ora 10:15 – Eskorta e sekretarit John Kerry ka përshkuar sheshin “Skënderbej” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku është përshëndetur nga shumë qytetarë, që kishin dalë në rrugët e Tiranës për të pritur sekretarin amerikan.

Ora 09:56- Sekretari amerikan John Kerry zbret në aeroportin e Rinasit, ku zhvilloi një bisedë disa minutëshe me presidentin e Republikës Nishani. Presidenti Nishani ishte i pari zyrtar shqiptar që takoi sekretarin John Kerry, ndërsa biseda mes tyre u zhvillua në një ambient të pazakontë, në fund të shkallëve të avionit.

kerry nishani Lu te shkallet e avionit

Ora 09:45- Avioni i sekretarit amerikan John Kerry ulet në aeroportin e Rinasit. Për të pritur sekretarin e shtetit, në aeroport ndodhet presidenti Bujar Nishani dhe ambasadori amerikan Donald Lu. Sekretari amerikan John Kerry ka mbërritur në Tiranë me rreth 45 minuta vonesë, pasi mbërritja e avionit ishte parashikuar për në orën 09:00.

kerry ne aeroport

Negociatat për ardhjen e muxhahedinëve nga Irani
Përpos mesazheve të përkrahjes për Shqipërinë dhe konfirmimit të koalicionit anti-terrorizëm, zyrtari i lartë amerikan mësohet se do t’i kërkojë Tiranës mikpritjen e rreth 1 mijë muxhahedinëve, anëtarë të opozitës iraniane. Vetëm pak ditë para vizitës së Kerrit, mediat iraniane raportuan se një grup prej 22 muxhahedinësh, të cilët jetonin në “Kampin e Lirisë” në Irak, u zhvendosën në Shqipëri.

Ardhja e tyre është pjesë e marrëveshjes Shqipëri-SHBA për strehimin e pjesëtarëve të opozitës iraniane të cilët ndihen të rrezikuar në vendlindjen e tyre. Deri tani në Shqipëri kanë ardhur rreth 400 anëtarë të organizatës “Muxhahedinët e popullit iranian”. Për herë të parë, muxhahedinët erdhën në Shqipëri në vitin 2013, pas premtimit që kryeministri Berisha i bëri sekretares së Shtetit, Hilary Clinton.

Burime për “GSH” thanë se edhe vizita e sekretarit John Kerry lidhet me një kërkesë ndaj shtetit shqiptar për të mikpritur deri në 1 mijë anëtarë të opozitës iraniane. Edi Rama duket se ka dhënë miratimin paraprak për këtë shifër e në këtë pikë edhe opozita bashkohet me qeverinë për të strehuar në Shqipëri muxhahedinët, të cilët aktualisht ndodhen në Iran në “Kampin e Lirisë”.
Zyrtarisht, shefi i diplomacisë amerikane vjen në Tiranë për të shënuar 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

AXHENDA
Sipas axhendës zyrtare, Sekretari Kerry do të mbërrijë në Tiranë rreth orës 09:00, dhe do të pritet në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Sekretari Kerry do të mbërrijë në Kryeministri në orën 10.10, për t’u takuar fillimisht me ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.

Më pas, do të zhvillohet takimi me Kryeministrin Edi Rama dhe në përfundim të takimit, në orën 11.00, Kryeministri Rama dhe Sekretari Kerry do të kenë një deklaratë për shtyp.

Zyrtarisht, shefi i diplomacisë amerikane vjen në Tiranë për të shënuar 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Vizita zyrtare e Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry të dielën në Tiranë do të shoqërohet nga masa të rrepta sigurie. Sipas policisë, për vizitën e zyrtarit të lartë amerikan do të ketë një plan të detajuar dhe të veçantë masash, ashtu sikurse ka ndodhur gjatë vizitës së kancelares Angela Merkel apo kryeministrit serb, Vuçiç.

RRUGET E BLLOKUARA
Në kuadër të masave për garantimin e sigurisë gjatë vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, Policia e Shtetit publikoi akset ku do të ketë sot kufizim të qarkullimit.
Në deklaratën për shtyp thuhet se “nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë janë marrë masa në bllokimin e disa segmenteve rrugore kryesore si më poshtë:.
• Aksi rrugor nga Aeroporti Rinasit “Nënë Tereza” – mbikalimi i Kasharit.
• Aksi rrugor nga Superstrada Vorë – Tiranë, nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi i Kamzës, në të dyja krahët e autostradës, si dhe rrugët dytësore paralel me to.
• Aksi rrugor nga mbikalimi Kamëz – Sheshi “Shqiponja” – Rruga “Dritan Hoxha” – Rruga e “Durrësit” .
• Aksi rrugor Sheshi “Skëndërbej” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza”, si dhe rrugët lidhëse me to.
• Aksi rrugor nga Rruga “Teodor Keko” – Fabrika e Bukës – Bulevardi “Bajram Curri”, nga ura Teknologjike – Ura e Kualidimit – Ura e Drejtorisë Tiranë – Ura e Dajtit deri te ura e Rrugës së Elbasanit.
• Aksi rrugor Bulevardi Zogu i Parë nga Ministria e Drejtësisë deri tek Sheshi Skënderbej.
Gjithashtu njoftohen të gjithë drejtuesit e mjeteve që do devijohet aksi rrugor i kamzës deri tek shinat e trenit.
Gjithashtu, policia njofton se nuk do të lejohen parkimet e mjeteve duke filluar nga Sheshi Shqiponja deri te rruga Elbasanit si dhe nuk do të lejohet parkimi prapa Muzeut.
“Në rast të mos largimit të mjeteve njoftojmë se do të ngrihen me sherbim te mjeteve ngritese.
Subjektet e linjave të shërbimit publik që operojnë në linjat brenda qytetit të Tiranës, dhe linjave të transportit udhëtarëve ndërqytetëse, kryesisht ato që përdorin rrugët në pjesën veriperëndimore të qytetit të Tiranës, nuk do të lejohet qarkullimi i këtyre mjeteve në këto pjesë të rrugës”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Në rastet e urgjencave apo raste të tjera të emergjencave që kërkohen nga qytetarë, shërbimet e Policisë Rrugore do të bëjnë shoqërimin e mjeteve pranë qëndrave më të afërta shëndetësore.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, që në këtë ditë nga ora 07:00 deri në orën 15:00, të shmangin qarkullimin me mjet në këto akse rrugore.

(er.nu/d.b/BalkanWeb)

Etiketa: