TIRANE-Ishte parashikuar që Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry të mbërrinte në orën 09:00 të mëngjesit, por jo. Ardhja e Sekretarit amerikan u bë me gati 45 minuta.
Deri në orën 09:30 nuk ka pasur asnjë shenjë të avionit të sekretarit të Shtetit, ndërsa në aeroportin e Rinasit kishte shkuar për ta pritur, presidenti Bujar Nishani.
Por vetëm në 09.45 është dukur në qiell avioni që mbante Sekretarin amerikan të e Shtetit në bordin e tij.

Sapo Kerry zbriti nga avioni, Sekretari Amerikan bisedoi për disa minuta me kreun e Shtetit Shqiptar tek tapeti i kuq, tek shkallët e aeroplanit. Një situatë jo e zakontë kjo për një vizitë të tillë zyrtare.

Kështu, Kerry dhe Nishani biseduan në këmbë për rreth 5 minuta, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori Donald Lu.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: