TIRANE –Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka komentuar vizitën e tij në Shqipëri duke shprehur kënaqësinë e vizitës në Tiranë, si dhe mirënjohjen dhe mikëpritjen e ngrohtë.


Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry shkruan në një postim në rrjetin social “Twitter”: “Shumë të kënaqur që të vizitojë #Albania sot dhe mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë nga Presidenti Nishani”.


Po ashtu, Sekretari Kerry ka shoqëruar komentin e tij me një foto në çastet e zbritjes në aeroportin e Rinasit dhe pritjes nga presidenti Bujar Nishani.
(er.nu/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: