Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të udhëtojë sot për në Mynih të Gjermanisë, për të marrë pjesë në Konferencën e 52-të të Sigurisë.

Gjatë qëndrimit në Mynih, ai do të ndjekë edhe një takim të Grupit të Mbështetësve Ndërkombëtarë për Sirinë.

Kerry do të ketë po ashtu disa takime bilaterale dhe multilaterale.

Më 14 shkurt, sekretari Kerry do të mberrijë për në Tiranë, ku do të diskutojë me autoritetet shqiptare integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Shqipërisë dhe bashkëpunimin dypalësh të saj me Shtetet e Bashkuara.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: