SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka kritikuar presidentin Trump për mënyrën se si ai e përdor Twitter. Kerry paralajmëroi për rreziqet e populizmit autoritar dhe kritikoi ashpër përdorimin pa frè të “Twitter”-it nga ana e presidentit të zgjedhur Donald Trump, duke thënë se në këtë mënyrë, ai u shmangej përgjegjësive. Në komentet më të drejtpërdrejta kundër miliarderit që prej zgjedhjes së tij president më 8 nëntor, kryediplomati në largim sugjeroi gjithashtu se, të emëruarit për poste në kabinetin e ri po lejohen nga Kongresi të mos paraqesin deklaratat tatimore para seancave të konfirmimit të tyre në Senat.

“Çdo vend në botë duhet të shqetësohet për populizmin autoritar dhe mungesën e përmbajtjes në dialogun politik. Nëse politikat do të bëheshin nga 140 shkronja në Twitter dhe nëse çdo llogaridhënie e arsyeshme do të anashkalohej, atëherë ne kemi një problem”, tha John Kerry.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: