Lufta kundër mbipeshës është një nga më të rëndësishmet që njerëzit e ditëve moderne bëjnë përditë, veçanërisht në verë. Nuk është e mjaftueshme sesa ushtrime fitnesi bëjmë për të humbur kaloritë e tëpërta, por zgjedhja e ushqimeve atyre që i shërbejnë trupit, pra sa kaloritë që nevojiten çdo ditë, pa rrezikuar që të kalojmë tek kilet e tepërta.

Ajo që është e rëndësishme në një dietë, konsiston në faktin se askush nuk duhet të privohet nga ushqime të caktuara, pasi në këtë mënyrë do të humbasësh zinxhirin e vlera ushqimore që i nevojitet organizmit. Ajo që sugjerohet mbetet në mënyrën e përzgjedhjes me takt të ushqimeve që kanë kaloritë e duhura për organizmin tonë.

1. APERITIVI
Lëngu më ideal për aperitiv, është ai i domates i shoqëruar me kripë dhe limon. Ai mund të ketë 20- 30 kalori, kundër 200 që mund të ofrojë një kokteil një pije jo alkoolike ose 300 kalori për një pije alkoolike.
2. BRIOSH
Ju mund të hani pa ndrojtje edhe briosh me fruta, kaloritë që ajo përmban janë afërsisht 50 në rastin kur ajo është e shoqëruar me sheqerna sintetike dhe 160 kalori, kur ajo është e përbërë nga fruta natyrale.
3. KARAMELE
Elimino të gjitha ato ëmbëlsira, kryesisht karamelet që kanë në përbërje sheqerna tipike që përdoren në ëmbëltore, duhet të zgjedhësh karamelet e gomuara, që kanë 2-3 kalori, përkundrejt 20 kalorive që kanë të parat.
4. TORTA
Askush nuk mund t’i rezistojë tortës, por ti duhet të zgjedhësh atë që ka kaloritë e duhura, zgjidh tortën që ka sa më pak brumëra si dhe produkte sintetike, zgjidh ato që kanë në përbërje kafe, qumësht dhe fruta.
5. AKULLORJA
Elimino të gjitha akulloret që kanë më shumë pana dhe esenca, pasi ato janë të varfra në kalori, ndërkohë që zgjidh ato që janë më pak të ëmbla, pak të athëta dhe që fibrat e tyre janë kryesisht natyrale.
6. SALLATA
Nuk është aspak e thënë që sallata duhet të jetë gjithnjë dietike, për të marrë 150 kaloritë e nevojshme mund të përdorësh perime, misër dhe barishte, përkundër sallatës me ton peshku, ullinj dhe domate.
7. QUMËSHTI
Qumështi në mëngjes është një ndihmë e vyer për të të nxjerrë nga kllapia e gjumit, por ka edhe efekte pozitive pasi ushqen trupin me kaloritë e para, mos përdor asnjë lloj qumështi, përveçse të skremuar.
8. MAJONEZE
Nëse nuk i reziston dot tundimit, mund të hash majoneze, por jo atë tradicionale, zgjidh majoneze light e përgatitur me salcë kosi, limon, kripë, erëza dhe qepë, e cila ka afërsisht 30 kalori të dobishme.
9. MOZARELA
Është një nënprodukt i qumështit, që mbi të gjitha duhet të jetë e freskët, por ideal do të ishte djathi natyral i pasur me kalori natyrale dhe ka në përbërje fermente laktikë të gjallë, të barabartë me 30 kalori.
10. BUKA
Buka nuk duhet shmangur asnjëherë, edhe pse thuhet se ajo të shëndosh, sugjerohet të përdorësh bukë të zezë, mos harro të jetë e freskët, me susam, thekër si dhe fara luledielli, që kanë afërsisht 160 kalori.
11. SANDUIÇ
Në rast se je një person që udhëton shpesh dhe ha shpesh sanduiç, zgjidh vetëm ato që kanë proshutë dhe salcë, elimino automatikisht nga menyja të gjitha ato që kanë në përbërje djathë, mish apo rosto kryesisht të skuqura.
12. SPAGETI
Askush nuk i thotë jo spagetit dhe ne ju këshillojmë që të hani sa më shumë vetëm se duhet të zgjidhni ato që ju bëjnë mire : salca duhet të bëhet nga domate të freskëta, borzilok si dhe vaj ulliri.
13. PESHK
Prodhimet e detit janë pjesë e një diete të pasur, por kalori më të shumta dhe të zgjedhura për trupin ka vetëm peshku, i cili i shoqëruar me perime si dhe i pjekur në furrë, është një pjatë mjaft e dobishme.
14. PIZA
Eh pizza..! Pavarësisht dietës që respekton, një copë nuk prish punë asnjëherë, prandaj edhe ti duhet të zgjedhësh vetëm piza marinara, ka 200 kalori më pak se Margarita, që janë të mjaftueshme për trupin tonë.
15. MISHI I PULËS
Është i vetmi mish i konsumit të përditshëm që nuk të shëndosh, sigurisht pasi i ke hequr lëkurën, por për të shmangur përbërësit e tjerë me yndyrë me të cilët ajo gatuhet, zgjidh mishin e zier dhe jo atë të skuqur.
16. BISKOTAT
Ëmbëlsirat që mund të hani zakonisht në zemër, mund të prishin ekuilibrin e kalorive të nevojshme, mos ha asnjëherë ëmbëlsira me krem kakao ose reçelna, sugjerohen kryesisht vetëm biskotat e thata dhe dietike.
17. VEZA
Ka dhjetëra mënyra për të gatuar një kokërr vezë, jo thjesht vetëm me vaj e cila ka 70 kalori, ndërsa 90 kalori të tjera shtohen në rast se e gatuajmë me mjeshtëri, pra me salçiçe, miell si dhe domate të freskëta.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb