TIRANE – Fjetja për një kohë e gjatë, jo vetëm që është diçka e keqe për karrierën tuaj, por ju shkakton një gjendje të keqe humori dhe ndiheni i ngathët gjatë gjithë ditës. Ne e dimë, gjithashtu edhe studiuesit e dinë pse është kaq e vështirë që gjatë studimit të modeleve të gjumit, të zbulohet pse na tërheq kaq shumë gjumi. Të jesh një njeri që zgjohet herët nuk është vetëm çështje alarmi, por përfshin një plan strategjik për të programuar “orën e trupit” duke bërë këto veprime gjatë ditës:
– Mashtroni orën tuaj të brendshme: Vendosja e alarmit menjëherë, një orë më përpara se zakonisht është një ndeshje e fortë me veten tuaj. Kështu që merrni hapa më të ngadaltë. Çdo dy ditë, vendoseni alarmin vetëm 10 minuta më herët. Dhe mos u stresoni për të ndryshuar edhe kohën kur do të bini për të fjetur. Ju do të arrini në mënyrë të natyrshme drejt një orari më të hershëm të kohës së gjumit.
– Përdorni këtë “truk” të mendjes: Gratë kanë tendencë të programojnë ditën e tyre pasi bie alarmi, por kjo të lodh dhe të stërmundon mendërisht. Kështu që bëjeni këtë për të paktën gjatë 30 minutave: rrobat që do të vishni, çfarë do të hani për mëngjes, etj. Pas disa mëngjeseve, kjo do t’ju bëhet një natyrë e dytë.
– Pini kafenë para orës 10: Merreni sasinë tuaj të kafeinës sapo të ngriheni nga shtrati. Ajo do të japë efektin e saj brenda gjysmë ore dhe do të qëndrojë në trupin tuaj edhe përgjatë orëve të pasdites dhe njerëzit që zgjohen shpejt, janë zakonisht më të rraskapitur. Ju mund të merrni sasinë që dëshironi, por sigurohuni që pas orës 10 të paradites të kaloni në kafe pa kafeinë. Në këtë mënyrë, kafeina do të jetë jashtë sistemit tuaj gjatë kohës që ju do të shtriheni për të fjetur.
– Nëse stërviteni, bëjeni pas punës: Ekspertët e gjumit besojnë se stërvitja në mëngjes është një mënyrë e shkëlqyer për t’u zgjuar herët. Por në fakt, koha ideale është menjëherë pas punës. Tri deri në pesë orë pas stërvitjes, temperatura e trupit fillon të bjerë. Kjo i tregon trupit tuaj që është koha për gjumë. Në qoftë se stërviteni në mëngjes, truri ia jep sinjalin trupit tuaj në kohën e drekës dhe kjo hedh poshtë ritmin e ditës suaj. Duke caktuar orën e stërvitjes, rreth 17:30 trupi juaj do të jetë gati për gjumë në orarin e duhur.
– Merrni këto vlera ushqimore gjatë paradites: Ushqimet që kanë një përzierje karbohidratesh, proteinash dhe kalciumi, siç janë qumështi dhe drithërat ndihmojnë ardhjen e gjumit. Në qoftë se do të keni një dremitje të vogël ndërmjet vakteve, rreth një orë, para orarit të zakonshëm të gjumit, do të keni një pushim më të mirë dhe do të ndiheni më të freskët mëngjesin tjetër.
Si të përmirësojmë gjumin
Studiuesit e Universitetit të Harvardit, pas një studimi të kryer tregojnë se leximi në pajisje elektronike gjatë natës mund ta çrregullojë gjumin tuaj. Një ekip i shkollës mjekësorë të Harvardit ka krahasuar leximin e librave klasikë dhe leximin në pajisjet elektronike përpara gjumit. Ajo çfarë ata gjetën është se të gjithë personat, të cilët përpara se të flinin kishin lexuar në pajisje elektronike, u duhej më shumë kohë që t’i zinte gjumi. Përveç kësaj është vërtetuar se edhe kualiteti i gjumit të tyre ishte më i dobët. Këtu bën përjashtim vetëm leximi në Kindle origjinal, i cili nuk ndriçohet në mënyrë elektronike. Ekspertët thanë se njerëzit duhet të minimizojnë ekspozimin ndaj dritës gjatë kohës së mbrëmjes.
Si funksionon organizmi ynë?
Trupat tanë mbahen në balancë me ritmin e ditës dhe të natës, me anë të një “ore të brendshme trupore”, e cila reagon në bazë të dritës për ta përcaktuar kohën. Dhe në këtë mënyrë drita e kaltër që emetojnë telefonat e ‘mençur’, tabletat etj., po ashtu mund ta çrregullojnë orën tonë trupore. “Drita e kaltër në mbrëmje – thonë shkencëtarët – mund ta ngadalësojë ose ndalojë, prodhimin e hormonit melatoninë, i cili është përcaktues për të fjetur”.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: