Sulmi në zemër vjen pa njoftuar, kështu që shumica e njerëzve duhet të përballen me të kur janë vetëm dhe ta luftojnë pa asnjë ndihmë. Nëse papritmas ndjeni se jeni duke u zbehur dhe se zemra juaj po rreh ‘gabim’, atëherë keni rreth 10 sekonda para se ta humbni vetëdijen tuaj.

Por, njerëzit në të vërtetë nuk e dinë se mund ta ndihmojnë veten në raste të tilla. Për ta arritur këtë, gjëja më e rëndësishme është që të mos humbisni vetëdijen, filloni të kolliteni, sa më fort që të jetë e mundur dhe mos kaloni në panik. Merrni frymë thellë çdo herë para kollitjes. Kollituni gjatë dhe sa më thellë, sikur po përpiqeni të nxirrni diçka nga mushkëritë tuaja. Kollituni dhe merrni frymë çdo 2 sekonda, pa pushuar, derisa mjekët të arrijnë, apo derisa zemra t’i kthehet rrahjes normale. Kollitja është një lloj ngjeshjeje dhe frymëmarrja e lejon oksigjenin që të futet në mushkëritë tuaja.

Kjo ndihmon rrjedhjen e gjakut dhe funksionimin normal të zemrës. Ky lloj presioni e ndihmon zemrën tuaj që të balancojë rrahjet. Kjo është mënyra më e përsosur për të evituar ndonjë dëmtim të mëtejshëm, të paktën derisa të vijë mjeku. Kardiologët garantojnë se kjo metodë funksionon.

(m.k/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: