TIRANE

Këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë braktisur mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës pasi shprehen se janë kundër dhënies me koncesion të administrimet të parkingjeve në kryeqytet, por ky veprim nuk ka zmbrapsur Bashkinë të miratojë ndryshimin për parkingjet në Tiranë.

Numri dy i Bashkisë, Arbën Mazniku tha se nuk do të ketë asnjë koncesion të ri, përveçse një mënyre të re me automatë ku qytetarët mund të paguajnë biletën e parkingut, këshilltarët e LSI-së vijuan rrugën e tyre.

Edhe përfaqësuesi i PS në Këshillin Bashkiak, Eridian Salianji tha ligji “Për një shtesë në vendimin Nr 49, datë 11.11.2015 “Për miratimin e kritereve të përcaktimit të zonave të administrimit të parkimit dhe nënzonave të destinuara për parkim, si dhe tarifave të shërbimit të parkimit të administruar nga Bashkia e Tiranës, të ndryshuar”, nuk ka për qëllim të privatizojë apo të japë me koncesion shërbimin e parkimit në kryeqytet.

Ai sqaroi se aktualisht qytetarët e Tiranës e paguajnë parkimin përmes dy opsioneve: asaj me sms nga telefoni i tyre dhe direkt te inspektori përkatës i Tirana Parking. këtyre opsioneve i shtohet edhe një opsion i tretë nga Bashkia e Tiranës, e cila ka propozuar vendosjen e pajisjeve vetëshërbyese (automatë) dhe aplikacione të ndryshme, në vendet e destinuara për parkim, të cilat mund të punojnë gjatë periudhës kur shërbimi i parkimit është aktiv, si një metodë e thjeshtë dhe efektive për verifikimin e tarifës së parkimit, njësoj si në çdo vend tjetër perëndimor, sqaroi Salianji.

“Ashtu siç funksionon edhe sot, pagesa që do të kryhet përmes këtij shërbimi do të kalojë 100% për llogari të Bashkisë së Tiranës”,- sqaroi ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb