Pas një procedure të pezulluar më 30 janar pas kërkesës së Komisionit Parlamentar të Medias, Këshilli i ri Drejtues i RTSH-së vendosi me të gjithë votat e anëtarëve të rrëzojë procedurën e hapur më 6 janar për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.

Po në këtë mbledhje të mbajtur këtë të martë Këshilli drejtues vendosi të rihapë garën me procedurat që rinisin nga e para. Brenda 15 prillit të interesuarit do të duhet të paraqesin pranë Radio Televizionit Shqiptar dokumentet e kërkuara sipas procedurave ligjore që mund të gjenden në faqen zyrtare të RTSH-së dhe më pas në një mbledhje të dytë Këshilli Drejtues do t’i shqyrtojë ato.

Një pikë tjetër e rëndësishme e mbledhjes ishte edhe miratimi i projektbuxhetit të Radio Televizionin Shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb