Kreu i PD, Lulzim Basha i ka kërkuar Këshillit Europianë që të miratojë në parim hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Duke publikuar statusin e Partisë Popullore Europiane që rikonfirmon mbështetjen e saj ndaj Shqipërisë e Maqedonisë Basha shprehet se në këto momente të vështira nevoja për shpresë është më e madhe.

Ditën e djeshme BalkanWeb publikoi draftin e Këshillit Europian i cili pritet të miratohet të enjten kur janë13 kushte që Shqipëria duhet të plotësojë para konferencës së parë ndërqeveritare.

Në këto kushte përfshihen ato 9 të Bundestagut si dhe pranimi i ekspertizave nga Komisioni i Venecias sa i përket emërimeve në Gjykatën Kushtetuese apo dhe ligjit për mediat i quajtur ”Anti- Shpifje”.

STATUSI I BASHËS

Në këto ditë të vështira për Shqipërinë & mbarë botën, nevoja për shpresë është edhe më e madhe. Mirënjohje @EPPGroup për mbështetjen. Në emër të PD dhe Opozitës së Bashkuar rikonfirmoj kërkesën tonë ndaj Këshillit Europian të miratojë në parim hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Megjithë shtimin e kushteve deri në hapjen e tyre, ne mbështesim këtë proces jetik për shqiptarët. PD dhe Opozita e Bashkuar do të të punojë që ta bëjmë realitet hapjen e negociatave përmes zbatimit të 9 kushteve të @Bundestag dhe kushteve të reja shtesë të vendeve të tjera

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb