Këshilli i Europës, një organizatë ndër europiane e të drejtave të njeriut, njoftoi sot se Rusia synon të qëndrojë anëtare, duke larguar frikën se Moska mund të tërhiqej për shkak të ndëshkimit që kishte marrë për veprimet e saj në Ukrainë.

“Rusia njoftoi gjatë takimit se kërkon të qëndrojë anëtar”, deklaroi ministri finlandez i Punëve të Jashtme, Timo Soini pas një takimi të ministrave të Jashtëm në Helsinki.

Lidhjet mes Rusisë dhe 47-vendeve anëtare të Këshillit të Europës janë tensionuar pasi e drejta e votës së Moskës në asamblenë e Këshillit të Europës u pezullua pesë vite më parë kur Rusia aneksoi rajonin ukrainas të Krimesë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb