TIRANË – Këshilli i Ministrave ka vendosur sot në mbledhjen e radhës njësimin e gradave ushtarake me funksionet organike në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Sipas këtij vendimi, njesohen gradat për ushtarakët e shërbimit aktiv në Forcën Tokësore, Forcën Detare dhe Forcën Ajrore; Komandën Mbështetëse dhe Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes me repartet e tyre në varësi.

Njësimi i gradave ushtarake, sipas VKM-së, duhet të përfundojë brenda datës 31.3.2015.

Ndërkohë, vendimi nr.554, datë 2.7.2004, i Këshillit të Ministrave, “Për njësimin e gradave ushtarake me funksionet organike në të gjitha nivelet e hierarkisë së komandimit dhe të drejtimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, është shfuqizuar.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb