TIRANË- Këshilli i Prokurorisë ka propozuar sot që tre prokurorë që deri më tani kanë qenë të komanduar në krye të 3 institucioneve, të marrin emërimin përfundimtar në detyrat ku janë caktuar. Propozimet i janë bërë nga ana e Këshillit, Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Kështu është propozuar që, Dritan Peka të emërohet si drejtues i Prokurorisë së Apelit Tiranë, Ramadan Troçi, drejtues i prokurorisë së Vlorës dhe Artan Madani, drejtues i prokurorisë Kavajë. Këta tre prokurorë aktualisht janë të komanduar në këto detyra.

Sot, të tre prokurorët Peka, Troçi dhe Madani kanë prezantuar para këshillit platformat e tyre të drejtimit të institucioneve të akuzës.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: