TIRANE- Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben imami ka folur për mbledhjen e Këshillit Komëbtar të PD, pas rrëzimit të propozimit të tij për të përfshirë në rend dite analizën për humbjen e zgjedhjeve në PD.

Duke folur jashtë ambinteve te mbledhjes, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Arben Imami tha se mbledhja është fiktive dhe po diskutohet vetëm një draft.


“Mbledhja është fiktive, përsa kohë po diskutohet vetëm një draft. Partia vijon të mbetet monokratike, nuk lejohen diskutimet, nuk është një ditë e bukur për Partinë Demokratike”, tha Imami, duke shtuar se do të vijojë të marrë pjesë në mbledhjet e forumeve të kësaj partie.


Imami nuk e braktisi mbledhjen, por pas prononcimit për mediat është futur sërish brenda, në selinë e PD ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD për ndryshimet statutore.


(d.d/BalkanWeb)