TIRANE

Në një kohë kur sot Këshilli Kombëtar i PD votoi për drejtuesit e rinj, janë shpallur emrat fitues si anëtar të kryesisë. Në një konferencë për shtyp nga selia blu Jemin Gjana prezantoi listën e fituesve. Në bazë të rezultateve përfundimtare, 15 fituesit si anëtarë të kryesisë janë:

Dhurata Cupi
Endri Hasa
Enkelejd Alibeaj
Eno Bozdo
Fatbardh Kadilli
Flamur Noka
Florian Mima
Grida Duma
Izmira Ulqinaku
Jamarber Malltezi
Jorida Tabaku
Kreshnik Collaku
Oerd Bylykbashi
Oriola Pampuri
Tomorr Alizoti

Ndërkaq më herët, Gazmend Bardhi u zgjodh si Sekretar i Përgjithshëm, i cili siguroi 277 vota përballë Dorian Teliti, që mori 44 vota. Gazetari Klajdi Bodlli raporton për ‘BalkanWeb’ se Sahit Dollapi, që u zgjodh në postin e Sekretar për Çështjen Zgjedhore siguroi 258 vota, ndërsa Lulzim Omuri 60 vota si dhe 10 u shpallën të pavlefshme.

Në postin e Sekretarit për Çështjen Zgjedhore do të jetë Ivi Kaso, me 221 vota, duke mundur kështu Dorian Gjomarkajn, që siguroi 100 vota. Ndërkohë, Ervin Minarolli u zgjodh Sekretar për Burimet Njerëzore me 278 vota, ndërsa Çlirim Gjata u zgjodh Sekretar për Çështjet Ligjore me 284 vota përballë Marinela Ziut, e cila mori 37 vota.

(ed.me/j.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb