TIRANE- 30 deputetë të shumicës, i kanë propozuar sot Kuvnedit heqjen e nenit të shtetësisë, për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në ligjin për Bankën e Shqipërisë.

Nëse ky propozim merr vulën, i hapet rrugë edhe të huajve të kandidojnë për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, që drejtohet nga Guvernatori.

 

Më herët kryeministri Rama i ka propozuar Presidentit Nishani një argjentinas për Guvernator. Iniciativa e maxhorancës për të ndryshuar ligjin e Bankës së Shqipërisë vjen pas tre takimeve të kryemnistrit Rama me Presidnetin Nishani. Kreu i shtetit tha dy ditë më parë se do të dekretojë emrin e ri të Guvernatorit javën e ardhshme dhe la të kuptohet se nuk ka gjetur konsensin me kreun e maxhorancës për kandidatin që do të votohet.

 

KËRKESA
Kërkohet, shfuqizimi i fjalëve “shtetas të Republikës së Shqipërisë”, në pikën 3, të nenit 44, të ligjit për Bankën e Shqipërisë.

Neni 44, pika 3, e ligjit për Bankën e Shqipërisë përcakton: “Kandidatët për
anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës duhet të jenë shtetas të Republikës së Shqipërisë, persona që gëzojnë ndershmërinë dhe pastërtinë morale, si dhe kanë: .. “Në kushtet kur, Kushtetuta nuk përcakton si kriter për zgjedhjen e Guvernatorit
apo anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, shtetësinë
shqiptare, atëherë nuk ka pse ky kufizim të jetë në ligj.

Referuar Jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi është i vetmi organ
që ka si tagër të vetën plotësimin e kuadrit ligjor sipas formës dhe përmbajtjes që
i takon çdo organi ose institucioni që do të ushtrojë veprimtarinë e vetë në një shtet
të së drejtës. Qëllimi i këtij propozimi është pikërisht harmonizimi i dispozitës
përkatëse ligjore, nenit 44 të ligjit, me dispozitën konkrete Kushtetutëse, nenin
161 të Kushtetutes. Ky projektligj nuk ka efekt financiar që ndikon në buxhetin e shtetit.

 

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb