TIRANE

Pas disa muajsh mbyllet viti akademik dhe maturantëve do t’iu duhet të zgjedhin mes shumë alternativash se cilin profesion dhe universitet të zgjedhin. Në ndihmë të tyre është vënë stafi akademik i Universitetit Luarasi, i cili ka nisur një fushatë këshillimi karriere në disa shkolla të mesme.

Vetë rektori Et’hem Ruka së bashku me disa pedagogë të fakulteteve të ndryshme ishte në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” për t’iu përgjigjur pikëpyetjeve të maturantëve dhe për t’i ftuar ata të jenë pjesë e universitetit Luarasi.

I pozicionuar në një nga zonat më të preferuara universitare të kryeqytit, me një infrastrukturë të shkëlqyer dhe kushtet më të mira për mbarëvajtjen e mësimit dhe argëtimin e studentëve, universiteti Luarasi është një ndër fakultetet që maturantët e kanë në opsionet e tyre për të ndjekur studimet e larta. Universiteti Luarasi ka tre fakultete: atë të Drejtësisë, Emonomisë dhe teknologjive të informacionit dhe inovacionit të cilat ngjallin shumë interes tek maturantët.

Pas shpalljes së rezultateve të akreditimit të shkollave të larta publike dhe shtetërore, Universiteti Luarasi akreditohet maksimalisht për gjashtë vite duke u renditur një në katër shkollat e larta më të mira të vendit duke u bërë kështu alternativa e parë për maturantët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb