TIRANE- Këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Bashkiak të Tiranës, zhvilluan të dielën një dëgjesë publike me administratorët e njësive vendore për buxhetin e vitit 2016 të Bashkisë.

Këshilltari i LSI-së në Bashkinë e Tiranës, Shezai Rrokaj në fjalën e tij evidentoi se administratorët, të cilët edhe njohin zonën duhet të ngrenë problemet e komunitetit për të cilat ai premtoi se këshilltarët e LSI-së në Bashkinë e Tiranës do të ngrenë zërin. Ne, tha ai, si këshilltarë duhet të bëhemi zëdhënës të tyre.

“Problematikat që ngrihen në këto takime, është një problematike që mund, duhet dhe i ka dhënë deri tani ato mesazhe të qarta grupit tonë, i cili mendon që këtë problematikë ta grumbullojë në atë që quhet paketa e grupit të këshilltarëve, për problematika të veçanta, pa hyrë në problematikat e përgjithshme që vet Bashkia e Tiranës do të trajtojë gjatë kalimit të buxhetit”, tha Rrokaj.

LSI, vijoi ai, me përfaqësuesit e saj ku një pjesë e madhe janë të rinj kryen një mision të qartë dhe transparent ndaj qytetarëve për të dëgjuar zërin e tyre për mënyrën se si ata përfaqësohen në Bashkinë e Tiranës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: