Jan Hecker, këshilltar për politikë të jashtme i Angela Merkel po qëndron në Kosovë. Ai ka nisur takime me udhëheqës të institucioneve. Temë e pashmangshme e bisedave të tij me liderët kosovarë është edhe demarkacioni, për çka zyrtari i lartë gjerman ka kërkuar që deputetët ta miratojnë.


Hecker ka takuar Kryeparlamentarin Veseli. Siç mëson Gazeta Express, në takimin e sotëm, të dy zyrtarët, kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend, veçanërisht për marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi.


Nga viti 2015, Hecker ishte Koordinator për politikat e refugjatëve në zyrën e Kancelares Merkel, kurse nga tetori i vitit 2017 është emëruar si pasardhës i Christoph Heusgen si Këshilltar i parë i kancelares Merkel. Heusgen tani është duke shërbyer si ambasador i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara.


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb