GJERMANI

Pas deklaratës së djeshme të Presidentit të Republikës, Ilir Meta se është i gatshëm të rishikonte shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Shqipëri për hir të zgjidhjes së krizës dhe ruajtjes së rendit demokratik, ka reaguar Këshilltari i CDU-së, Martin Henze.


Këshilltari i partisë së Kancelares Gjermane, Angela Merkel ka komentuar në statusin e Kreut të Shtetit në rrjetin social “Twitter”, ku përgëzon presidentin e vendit duke e cilësuar atë si një burrë dhe një demokrat të vërtetë në gadishullin e Ballkanit Perëndimor.


“Një burrë dhe një demokrat i vërtetë në Ballkan, përgëzime!”- thuhet në komentin e këshilltarit të CDU-së, Martin Henze.


Presidenti i vendit deklaroi dje se është i gatshëm të rishikojë edhe mandatin e tij me qëllim që të zgjidhet kriza politike në vend, por njëherësh të ruhet stabiliteti dhe të garantohet rendi e siguria kushtetuese.

Ai thekson se Presidenti shqiptar si suprem i Kushtetutës ua ka bërë të qartë palëve politike mënyrën se si duhet të veprojnë. Ai thekson se partia që qeveris vendin dhe opozita duhet t’i përmbahen kushtetutës në formë rigoroze dhe pse jo të krijohet mundësia edhe për një qeveri trazitore.

“Si organi suprem i kushtetutës, Presidenti i Shqipërisë shpjegon në mënyrë shumë të qartë dhe në Kushtetutë saktësisht se çfarë duhet bërë. Partia socialiste dhe opozita tani duhet t’i përmbahen asaj. Qeveria qeverisëse ende në pushtet do të duhet të pranojë se ajo duhet t’i përmbahet kushtetutës dhe se tani është e rëndësishme për kombësinë e Shqipërisë se së bashku me opozitën e zgjedhur demokratike dhe të orientuar nga Europa për të krijuar një qeveri tranzitore. Demokracia duhet të rikthehet dhe pastaj duhet të organizohen zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”- thuhet mes tjerash në mesazhin e këshilltarit të CDU-së

“Garancia e rendit kushtetues, siguria publike, stabiliteti i vendit dhe zgjedhjet demokratike, të lira dhe të drejta, janë parimet kushtetuese që mbizotërojnë mbi çdo aspekt tjetër formal, duke përfshirë rishikimin e ditës së zgjedhjeve”- shkruante  mes tjerash një ditë më parë Presidenti, Ilir Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)